Site icon Telegrafi

Mesfushori malazez nënshkruan për Prishtinën, Bozovic: Është ndër klubet më të mëdha në ish-Jugosllavi (Foto/Video)

FC Prishtina

Mesfushori 29 vjeçar, Drasko Bozovic, ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Prishtinën, ndërsa është transferuar nga Rudari i Pljevljes.

“Më erdhi oferta dhe u binda që ka të bëjë me projekt të mirë që Prishtina e dëshiron titullin pas katër vitesh dhe pastaj t’i zhvillojë edhe ato ndeshje të kualifikime në Ligë të kampionëve. Pra, me njerëzit në klub, me ata të cilët i njoh, më kanë preferuar dhe vendosa të vije. Kjo është nxitje për mua dhe besoj se do të lë përshtypje të mira”.

“Mbrëmë kam ardhur dhe pritja është e përkryer meqë rast jam takuar me udhëheqësit e klubit dhe trajnerin dhe sot pasdite do t’i takoj edhe bashkëlojtarët në trening”.

Momenti i nënshkrimit (FC Prishtina)

“Çfarë di për Prishtinën? Di se Prishtina është ndër klubet më të mëdha në ish-Jugosllavi. Njoh shumë lojtarë që nga Mali i Zi kanë luajtur në Prishtinë dhe që kanë lënë gjurmë të pashlyera, si për shembull Zoran Batrovic si më i njohuri dhe krejt çfarë shpresoj është të arsyetoj besimin dhe që të kem famën që ka pasur Batrovic”, ka deklaruar Bozovic, ndërsa shkruan në faqen zyrtare të Prishtinës në Facebook.

Lexo po ashtu Prishtina konfirmon largimin e shtatë lojtarëve dhe huazimin e Grajqevcit

Futbollisti i lindur më 30.06.1988 në Podgoricë të Malit të Zi ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Prishtinën. Mesfushori me shumë përvojë në Ligën e parë të Malit të Zi e me karrierë edhe ndërkombëtare, së fundi ka luajtur në Rudar të Pljevljes në Mal të Zi.

Ka luajtur në Mogren, Buduçnost të Podgoricës, Hapoel Be’er Sheva, Mladost Podgoricë, Domzhale Slloveni, Lovçen, Sutjeska dhe së fundi në Rudar.

Ka fituar dy herë titullin e kampionit me Mogrenin në edicionet 2008/09 dhe 2010/11, dy herë nënkampion radhazi me Lovçenin 2013/14 dhe Sutjeskën 2014/15 si dhe dy herë Kupën e Malit të Zi me Lovçenin (2013/14) dhe me Rudarin 2015/16.

Bozhoviç është i gjatë 183 cm. Në edicionin e fundit si mesfushor ka shënuar tre gola. /Telegrafi/

Exit mobile version