Telegrafi

Mesfushori italian vendos një rekord në Euro 2016

Italia ka eliminuar Spanjën prej evropianit të futbollit, Euro 2016.

E në këtë takim është arritur edhe një rekord, i cili i takon një lojtari italian.

Mesfushori me tipare sulmuese, Emanuele Giaccherini, ka vrapuar më së shumti në këtë takim, por edhe brenda një ndeshje të këtij evropiani.

Italiani 31-vjeçar ka vrapuar 12.97 kilometra gjatë 90 minutave lojë, më shumë se cilido lojtar tjetër në kampionatin e organizuar prej shtetit francez. /Telegrafi/