Mesfushori i Hull Cityt, Ryan Mason, është në spital pasi ka pësuar një lëndim në kokë ndaj Chelseat.
25-vjeçari mori një goditje të fortë në kokë gjatë duelit me Gary Cahill në minutën e 13-të.
Mesfushori u largua nga fusha me maskën e oksigjenit pasi u trajtua tetë minutat nga mjekët e skuadrës.
Trajneri i Hull Cityt, Marco Silva, ka thënë se ende nuk është informuar për gjendjen e Masons, por ka konfirmuar se gjendët në spital.
“Ne përplasëm kokat në tentim për të goditur topin, i dëshiroj atij gjithë të mirat”, ka thënë Cahill pas takimit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=E1cMdpFG_Mc