Telegrafi

Mesazhi i Shaqirit një ditë pasi gjunjëzoi serbët: Luaj me krenari

Për Kosovën

Granit Xhaka shënoi një gol fantastik për ta barazuar rezultatin në 1-1 ndaj Serbisë.

Por në minutën e fundit të ndeshjes, ishte ‘xhuxhi magjik’, Xherdan Shaqiri që gjunjëzoi serbët me një gol të bukur.

Goli i Shaqirit i dha fitoren Zvicrës që tani është shumë afër kualifikimit në mesin e 16 Kombëtareve më të mira në botë.

Shaqiri është zgjuar herët dhe është aktivizuar në rrjetet sociale.

Festimi i madh i Shaqirit pas golit të fitores. (Getty Images)

Ai ka postuar në ‘Insta Story’, një foto të këpucëve të tij sportive ku shihen flamuri zviceran dhe ai i Kosovës.

“Luaj me krenari”, ishin fjalët e Xherdanit të shkruara.

Me këtë gjilanasi ka lënë të nënkuptohet se krenohet me prejardhjen e tij nga Kosova dhe në të njëjtën kohë krenohet me atë që ka bërë Zvicra për të.

Djalosh i artë, vazhdo luaj me krenari se shqiptarët dhe zviceranët gjithashtu janë krenar për ty. /Telegrafi/