Site icon Telegrafi

Mesazhi i Rashfordit që ka nxitur zërat për largimin e Bruno Fernandes nga Man United

Marcus Rashford e ka tundur tifozerinë e Manchester United me një mesazh ditën e enjte në drejtim të portugezit Bruno Fernandes, të cilin shumë persona e cilësuan si një lamtumirë. Fernandes është lidhur me një largim nga Unitedi gjatë kësaj vere, pas një sezoni katastrofal nën urdhrat e Erik Ten Hag.

Rashford u rikthye pas një kohe të konsiderueshme jashtë fushave në pjesën e dytë në fitoren me rezultat 3-2 ndaj Newcastle United në ‘Old Trafford’.

Me këtë paraqitje, Rashford kapi shifrën e 400 ndeshjeve të luajtura për klubin, tetë vite pasi u bë i njohur për tifozët e futbollit si zëvendësues i Anthony Martial në ndeshjen ndaj Midtjylland në Ligën e Evropës.

Rashford ka shënuar 131 gola për ‘Djajtë e Kuq’, ndërsa është vetëm pesë gola larg për t’u bërë pjesë e listës së dhjetë golashënuesve më të mirë në histori të klubit.

Shumë nga golat e tij kanë ardhur si ‘dhuratë’ nga Fernandes, i cili së bashku me Rashfordin ka qenë një lojtar kyç i Manchester United. Rashford i ka hedhur benzinë zjarrit në rrjetet sociale me atë që shumë tifozë e panë si një lamtumirë ndaj mesfushorit portugez.

Lexo po ashtu Bruno Fernandes zbulonte të ardhmen, por intervista e tij ndërpritet nga Ten Hag

Rashfordi përmes rrjetit social Instagram e kremtoi këtë arritje me Unitedin duke shkruar: Është një ndjenjë e veçantë që të them se kam luajtur mbi 400 ndeshje për United. Faleminderit.

Fernandes ishte në mesin e bashkëlojtarëve të Rashford që komentuan në atë postim: Edhe 400 më shumë për të ardhur.

Rashford më pas iu përgjigj kapitenit të klubit me një mesazh që ngjalli panik tek tifozët: Ka qenë një kënaqësi që të ndajë fushën me juve vëlla.

Mesazhi i Fernandes e bën të duket se Rashford nuk po planifikon që të largohet nga klubi këtë verë përkundër vështirësive të mëdha që e kanë përcjellur atë./Telegrafi/

Exit mobile version