Telegrafi

Mesazhi prekës nga djali i Vokrrit, Gramozi: Të kam shumë borxh, pusho në paqe baba legjendar

Vdekja e papritur e legjendës së futbollit kosovar Fadil Vokrri ka prekur mbarë opinionin, në Kosovë, Shqipëri dhe më gjerë.

Por më shumë se familja e tij askush nuk e ndjen këtë humbje të madhe.

Vokrri pas vetes ka lënë gruan e tij dhe fëmijët, Gramozin, Albertin dhe vajzën Albanën.

E djali i madh i legjendës, Gramozi ka shkruar një mesazh prekës në rrjetin social Instagram.

Ai tregoi gjërat e mira që i ka trashëguar nga i ndjeri Fadil Vokrri.

“Të gjithë të njohin si legjendë, por un të njoh si baba. Si njeriun që më mësoi gjëra shumë me rëndësi në jetë: respekt, humanizëm dhe punë”

“Të kam shumë borxh, pusho në paqe baba legjendar”, ka shkruar Gramozi.

Varrimi i të ndjerit bëhet ditën e sotme (e diel) në ora 17:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës në Dragodan. /Telegrafi/