Vdekja e papritur e legjendës së futbollit kosovar Fadil Vokrri ka prekur mbarë opinionin, në Kosovë, Shqipëri dhe më gjerë.
Por më shumë se familja e tij askush nuk e ndjen këtë humbje të madhe.
Vokrri pas vetes ka lënë gruan e tij dhe fëmijët, Gramozin, Albertin dhe vajzën Albanën.
E djali i madh i legjendës, Gramozi ka shkruar një mesazh prekës në rrjetin social Instagram.
Ai tregoi gjërat e mira që i ka trashëguar nga i ndjeri Fadil Vokrri.
“Të gjithë të njohin si legjendë, por un të njoh si baba. Si njeriun që më mësoi gjëra shumë me rëndësi në jetë: respekt, humanizëm dhe punë”
“Të kam shumë borxh, pusho në paqe baba legjendar”, ka shkruar Gramozi.
Varrimi i të ndjerit bëhet ditën e sotme (e diel) në ora 17:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës në Dragodan. /Telegrafi/