Telegrafi

Mesazhi misterioz i Benzemas mes polemikave për paraqitjen e tij të mundshme në finalen Argjentinë-Francë

Karim Benzema ka postuar në Instagram një mesazh misterioz, teksa pikëpyetjet vazhdojnë të mbesin nëse ai do të jetë në Katar për finalen e Kupës së Botës mes Francës dhe Argjentinës të dielën.

Vetëm Benzema e di nëse i referohet kësaj, pasi tema ka marrë bujë ditët e fundit pas përgjigjes gjysmake të Didier Deschamps për një paraqitje të mundshme në Doha.

Fjalët e trajnerit vijnë pas fjalës se lojtari është rikuperuar nga dëmtimi i tij më shpejt se sa pritej.

Benzema ka një javë që stërvitet pa probleme me bashkëlojtarët e Real Madridit në Valdebebas dhe madje luajti në ndeshjen përgatitore kundër Leganes.

Edhe vetë kryeministri i Francës, Emmanuel Macron , e do Karimin në kryeqytetin e Katarit, pasi u largua nga Deschamps për shkak të një dëmtimi muskulor, por nuk u zëvendësua nga një lojtar tjetër.

“Nuk më intereson”, ka shkruar lojtari i Real Madridit në profilin e tij në Instagram.

A e ka fjalën ai për këtë situatë? Koha do të tregojë, pasi mesazhi ende po cilësohet si misterioz. /Telegrafi/