Ruben Amorim i dërgoi një mesazh brutal Marcus Rashford para se anglezi të kompletojë transferimin nga Manchester United tek Aston Villa.
Rashford po transferohet në formë huazimi tek Villa, me marrëveshjen që përfshin edhe opsionin e blerjes së kartonit, gati dy muaj pasi u përjashtua nga formacioni i ‘Djajve të Kuq’.
27-vjeçari nuk ishte ftuar nga tekniku portugez për derbin e Mançesterit më 12 dhjeto dhe përveç një paraqitje në humbjen me rezultat 2-0 ndaj Newcastle United, ai nuk ka qenë më asnjëherë i përfshirë në skuadrën e Unitedit.
E ardhmja e Rashford ka qenë një ndër temat më të diskutuara gjatë afatit kalimtar të janarit, me Barcelonën, Milanin dhe Borussia Dortmundin që përmendeshin si destinacione të mundshme për të.
Sipas një raportimi nga talkSPORT, Aston Villa ka propozuar që të paguajë 75 për qind të pagës së Rashfordit (350 mijë euro në javë), sipas së cilës do të ishte lojtari më i paguar i ekipit.
Por, gjithashtu është bërë e ditur se Amorim i ka dërguar një mesazh Rashfordit para se marrëveshja të kompletohej, duke i treguar se nuk e kishte në plan që ta aktivizonte më këtë sezon në rast se do të qëndronte në ‘Old Trafford’.
Kujtojmë se Villa ka opsionin e blerjes së kartonit të tij për diku rreth 40 milionë euro, që do të thotë se Rashford mund të ketë luajtur tashmë ndeshjen e tij të fundit për klubin e fëmijërisë./Telegrafi/