Telegrafi

‘Mesazhet e zbuluara nga Whatsappi” tregojnë anën brutale të Bruno Bernandesit te Manchester United dhe humbja nuk është opsion

(Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Disa mesazhe të zbuluar nga Whatsappi kanë treguar anën unike të Bruno Fernandesit dhe pasionin e karakterin e tij.

Anëtari i ri i Manchester United po tregon se me ardhjen e tij gjërat kanë filluar të ndryshojnë në zhveshtore dhe ata që duan të largohen janë të lirë.

Fernandes është ankuar ndaj bashkëlojtarëve të tij se kush nuk dëshiron të qëndrojë në klub, të largohet qysh në verë.

Mirror ka zbuluar disa mesazhe të shkëmbyera mes disa bashkëlojtarë dhe mesfushorit portugez.

“Vëlla, nuk dua të them asgjë! Sinqerisht, nëse dëshiron të të tregoj ty, nuk dua të komentojë më shumë gjëra tjera”, ishin fjalët e Fernandes për një lojtar të United.

“]

“Kam një mendim negativ për disa bashkëlojtarë. Ata nuk e kanë qëndrimin e duhur për klubin, qëndrimi i tyre nuk ekziston”.

“Ka disa lojtarë në klub që duan të largohen dhe ne do t’i lejojmë ata të thonë atë gjë dhe më pas të shkojnë”.

“Ata vetëm marrin para nga klubi dhe nuk bëjnë asgjë. Nuk kanë qëllime, nuk kanë arritje, nuk kanë synime, më mirë të shkojnë në dreq”, ka shtuar më tej ai.

Fernandes u transferua në janar nga Sporting Lisbona dhe deri më tani ka shënuar tri gola dhe ka bërë katër asistime. /Telegrafi/