Paris Saint-Germain ka triumfuar 4-2 me Monacon në derbin e zhvilluar në kuadër të javës së 16-të në Ligue 1.
Derisa ndeshja nisi me një ritëm të lartë, ka pasur edhe një lëndim horror.
Gianluigi Donnarumma ka pësuar një lëndim të frikshëm, pasi është shkelur nga lojtari i Monacos, Wilfried Singo.
Ylli i skuadrës vendase ishte në vrapim e sipër, por shpejtësia e tij ishte e tepërt dhe nuk mund të ndalej në kohë.
Singo vendosi këmbën e tijmbi fytyrën e Donnarummas, duke bërë që ky i fundit të mbetet i gjakosur dhe më pas të detyrohet ta lëshojë fushën.
Në vend të tij u fut portieri Safonov, ndërsa vetëm dy minuta më vonë nga largimi i italianit prej fushës, PSG kaloi në epërsi me golin e Doue që u asistua prej Achraf Hakimit.
Në pjesën e dytë, Monaco ishte më shpërthyese, duke shënuar dy gola të shpejtë me anë të Ben Seghir (53’), që shënoi nga penalltia dhe Brel Embolo (60’) për 2-1.
Por, Oussmane Dembele i barazoi shifrat në 2-2 kur realizoi në minutën e 64-të.
Epërsinë PSG-së ia siguroi Goncalo Ramos (83’), ndërsa Lee Kang-In ishte në rolin e asistuesit.
Ndërsa, fitoren parisienëve ua vulosi Dembele (90+7′), për 4-2.
PSG vazhdon të jetë lider me 40 pikë, ndërsa në xhiron e 17-të takohen me St. Etienne. /Telegrafi/