Telegrafi

Mes qëndrimit dhe largimit: Mbappe sapo ka shënuar një super gol me kokë nga një largësi prej më shumë se dhjetë metra

Kylian Mbappe është futbollisti në qendër të këtij afati kalimtar, pas ardhjes së Lionel Messit të PSG.

Flitet shumë se ai ka kërkuar largimin nga PSG, por klubi parisien nuk e ka ndërmend ta lirojë, pasi ka edhe një vit kontratë.

Por Mbappe edhe përkundër kësaj, ai po vazhdon të luajë dhe të shkëlqejë me fanellën e PSG-së.

Ai në ndeshjen që po zhvillohet ndaj Brest, ka shënuar gol të bukur me kokë, nga afër pikës së penalltisë.

https://twitter.com/KMbappeTeam/status/1428806732801847308

Ky ishte goli i tij i parë sezonal, ndërsa aktualisht është lojtari kryesor në fushë pas mungesës së Le Messit dhe Neymarit, që ende nuk janë gati.

Pjesa e parë është mbyllur 2-1 në të mirë të PSG-së. /Telegrafi/