Site icon Telegrafi

Mes lotësh dhe dhimbjesh në kujtim për Floriana Ismailin, Zvicra mposht Lituaninë

Zvicra te femrat fitoi 4:0 kundër Lituanisë, derisa fitorja i është dedikuar Florijana Ismailin

Një fitore emocionale për zviceranet që mundën lituanezët nëntë javë pas aksidentit tragjik që e kishte 24-vjeçarja shqiptare.

Kjo ishte ndeshja e parë për Zvicrën pas vdekjes së futbollistes shqiptare, derisa lojtaret dhe publiku nuk e kanë harruar.

Flori kishte ndërruar jetë pasi kishte pësuar sulm në zemër kur kishte hyrë në Liqenin e Comos, derisa trupi i saj ishte gjetur disa ditë më pas.

Ajo ishte 24 vjeçe dhe mbronte ngjyrat e Zvicrës si dhe ishte kapitene e Young Boys.

Sa i përket ndeshjes, zviceranet dominuan totalisht nga fillimi deri në fund, duke shënuar fitore të merituar me rezultat të thellë prej 4-0. /Telegrafi/

Exit mobile version