Arjen Robben dhe Franck Ribery kanë shënuar një dekadë të qëndrimit në skuadrën e Bayern Munichut.
Dyshja e klubit gjerman kanë paralajmëruar se në fund të sezonit do të largohen nga skuadra bavareze dhe nuk e kanë ndërmend t’i vazhdojnë kontratat e tyre.
Gjersa Robben ka njoftuar se po planifikon të kthehej në PSV, ndërkohë ka marrë një telefonatë nga Japonia që mund të ndikonte në vendimin e tij.
Në anën tjetër, francezi ishte i heshtur dhe mediat kanë raportuar se lojtari do t’i jap fund karrierës prej futbollisti shkaku i lëndimeve të njohura të shtyllës kurrizore.
“Nuk jam i sigurt se ku mund të luaj futboll në sezonin e ardhshëm. Unë do të përpiqem të luaj diku, por ë ende nuk kam vendosur. Nuk kam ndonjë plan”, tha Ribery.
Ndryshe, menaxhmenti kampionit gjerman ka vendosur t’i bëjë dyshes një ndeshje lamtumirëse në vitin 2020. /Telegrafi/