Mbrojtësi i Bayern Munichut, Alphonso Davies, do të jetë jashtë fushës pasi pësoi një lëndim.
Mbrojtësi i majtë kanadez u lëndua gjatë ndeshjes së Bayernit në Ligën e Kampionëve kundër Feyenoord, duke e detyruar atë të zëvendësohet para pjesës së parë.
Skanimet më vonë konfirmuan një këputje të muskujve në fijen e tij të majtë, me një kohë të pritshme rikuperimi prej 4-6 javësh.
Ky pengesë vjen në mes të raportimeve të mëparshme se Davies është afër marrëveshjes për një zgjatje të kontratës me Bayern Munich, që do ta mbante atë në klub deri në vitin 2030.
Kandaezi po ashtu lidhet me një transferim te Real Madridi, por që ende është e paqartë se ku do të vazhdojë karrierën.
Lojtari po kërkon një pagë të majme, andaj mbetet të shihet nëse Bavarezët dhe t’ia plotësojnë kërkesat apo do ta lënë të largohet. /Telegrafi/