Portieri i Paris Saint-Germainit, Keylor Navas, dëshironte të përfshihej në lojë gjatë ndeshjes kundër Istanbul Basaksehirit, saqë u shndërrua në një mbrojtës të krahut të majtë.
Kampioni i Francës e mposhti skuadrën turke me rezultat 2-0, me golat e të huazuarit nga Evertoni, Moise Kean.
PSG-së iu deshën 64 minuta për ta zhbllokuar rezultatin, ndërsa goli i dytë u realizua në minutën e 79-të.
Duke pasur epërsi të sigurt dhe portën të paprekur, Navas vendosi të përfshihej në lojë në minutën e 84.
33-vjeçari reagoi më shpejt në zonë për ta pranuar topin para lojtarit kundërshtar dhe pastaj e kaloi duke dalë nga zona e tij dhe shkoi në krahun e majtë të fushës duke e dërguar në drejtim të Kean. /Telegrafi/
https://youtu.be/3QwP0wTZCV0