Personat të cilët gjatë ditës nuk kanë obligime pune, janë më të stresuar se ata të cilët kanë çfarë të bëjnë.
Pse ndodh kështu? Mërzia sjell deri te mendimi i vazhdueshëm mbi atë se duhet bërë diçka, por nuk dihet si edhe ku, ndërsa kjo i sjell deri te shfaqja e shqetësimit, fajit dhe depresionit.
Në studimin në të cilin janë përfshirë 98 studentë- të cilët janë ndarë në grupin që nuk ka pasur asnjë obligim dhe në grupin që kanë punuar diçka-është treguar se angazhimi vërtet sjell lumturi. /Telegrafi/