Roma barazoi si mysafir e Napolit në Serie A me rezultat 1-1
Vendasit ishin pak më të mirë, ata kontrolluan lojën, por nuk arritën të marrin më shumë se një pikë në këtë derbi.
Goli i vetëm në takim u shënua nga Stephan El Shaarawy në minutën e 14, italiani shënoi nga epërsia.
Në vazhdim napolitanët tentuan golin me anë të Arkadiusz Milik, Marek Hamsik dhe Jose Cellejon, por asnjëri nuk arriti të tundë rrjetën e portës së Robin Olsen.
Pjesa e dytë ishte me pak raste, Dries Mertensit iu anuluan dy gola për shkak të pozitës jashtë lojës.
Por, i treti ishte i vërteti, belgu shënoi në minutën e 90-të për të shpëtuar skuadrën tij nga humbja.
Pas kësaj fitore skuadra e Carlo Ancelottit renditet në vendin e dytë me 22 pikë, kurse ajo e Eusebio Di Francescos në pozitën e tetë me 15 pikë.
Ndeshja e ardhshme e Napolit në Serie A është kundër Empolit, kurse e Romës ndaj Fiorentinas. /Telegrafi/
EL SHAARAWY!!!!!! pic.twitter.com/rYKIm9LZWf
— RomaPress (@ASRomaPress) October 28, 2018
https://twitter.com/TeddyMunene/status/1056660043431600129