Telegrafi

Mertens bllokon bisedimet për rinovimin e kontratës me Napolin

Dries Mertens (Getty Images)

Napoli dhe Dries Mertens thuhet se janë në bllokadë për një kontratë të re, mes spekulimeve se sulmuesi mund të shkojë në Spanjë apo Angli pas këtij sezoni.

Sipas mediumit italian Calciomercato.com, Napoli ka tentuar të zgjasë marrëveshjen e Mertens gjatë dy muajve të fundit – e cila skadon në vitin 2020, por ende nuk ka lajme pozitive.

Faqja e internetit vëren se presidenti Aurelio De Laurentiis është i interesuar të heqë klauzolën e lirimit prej 28 milionë eurove të reprezentuesit të Belgjikës, e cila është e vlefshme vetëm për klubet e huaja.

Lexo po ashtu Mertens i hapur për kalim në Ligën Premier

Megjithatë, Mertens – i cili mbush 31 vjet në muajin maj ka tjera mendime në kokën e tij dhe këto nuk përkojnë me ato të presidentit.

Mertens është njëri nga lojtarët kryesorë të Napolit viteve të fundit (Getty Images)

Ylli belg do të konsideronte një largim nga Napoli për të shijuan një përvojë të re në Ligën Premier ose në La Liga.

Sulmuesi belg ka shënuar 21 herë për klubin napolitan këtë sezon, por ka kaluar pesë ndeshje pa gol së fundmi.

Lexo po ashtu PSG me ofertë zyrtare për Mertensin

Mertens në Angli thuhet se iu intereson skuadrave të njohura si Manchester United dhe Arsenal, teksa në Spanjë shikohet nga Barcelona dhe Atletico Madridi.

Për Mertensin në garë mendohet të jetë edhe gjiganti nga Ligue 1, Paris Saint-Germain, të cilët thuhet se kanë ofruar 30 milionë euro për transferimin e tij. /Telegrafi/