A janë të efektshme dhe të sigurta losionet dhe kremrat e nxirjes pa rrezitje? Një pjesë e madhe e dermatologëve thonë se po, madje ka nga ata që këtë e quajnë si një opsion më të shëndetshëm.
Qëndrimi i gjatë në plazh ose nxirja në solariume janë metoda të cilat ndikojnë dukshëm në plakjen e parakohshme të lëkurës si dhe janë faktorë që çojnë edhe në paraqitjen e kancerit të lëkurës.
Por, nxirja me anë të preparateve pa rrezitje ka një efekt pozitiv pa efektet e padëshiruara të përmendura.
“Sigurisht se është një metodë shumë më e mirë se sa qëndrimi në diel apo në sallonet e nxirjes dhe ekspozimi ndaj dritave ultravjollcë”, thotë dermatologu Robin Ashinoff, nga Qendra Mjekësore Universitare në New Jersey.
Megjithatë gjithmonë para përdorimi të kremrave për nxirje pa rrezitje, ju këshillojnë të shikoni në paketim për të kontrolluar kualitetin dhe nivelin e prodhuesit.