Telegrafi

Merret vendimi për ndeshjen Trepça-Peja

Menaxhmenti i Sigal Uniqa Liga Ballkanike mori vendimin e saj në lidhje me incidentin që ndodhi gjatë ndeshjes KB Trepça-KB Peja.

Ndeshja ishte ndërprerë pesë minuta e 33 sekonda pa përfunduar çereku i tretë, kur rezultati ka qenë 54:47 në të mirë të Pejës.

Ndeshja është regjistruar me rezultat zyrtar 20:0 për Pejën, ndërsa Trepça gjobitet me 5.000 euro për shkak se ka pasur lojtarë të lënduar dhe anëtar të qëlluar nga gjësendet e forta që kanë hedhur tifozët.

Mitrovicasit do të kenë numër të kufizuar shikues, maksimumi 300  për ndeshjen e ardhshme kur luan në shtëpi.

Shikuesit mund të ulen vetëm në pjesën e tribunës përballë bankave të ekipeve. Trepça ka afat deri më 17 janar për të paguar dënimin.