Site icon Telegrafi

Zyrtare: Merret vendimi nga CAS, City nuk përjashtohet nga Liga e Kampionëve

Manchester City. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Manchester City ka marrë një lajm të madh nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.

CAS i ka dhënë të drejtë gjigantit anglez Manchester City dhe klubi i udhëhequr nga Pep Guardiola nuk do të përjashtohet nga Liga e Kampionëve.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Zvicër ka publikuar vendimin në lidhje me apelimin e Cityt ndaj dënimit dy vjeçar për përjashtim nga garat evropiane.

City tanimë është njoftuar me vendimin nga CAS dhe kjo është një fitore e madhe e skuadrës angleze.

Përveç dënimit dy vjeçar që i është hequr, Cityt i është zvogëluar edhe shuma prej 30 milionë eurove që ishin të detyruar të paguanin.

Gjashtë herë kampionët e Anglisë do të paguajnë gjobën prej 10 milionë eurove dhe janë të detyruar ta bëjnë një gjë të tillë brenda një afati prej 30 ditësh.

City ka reaguar menjëherë dhe ka pranuar se do ta paguajë shumën dhe do ta pranojë vendimin e CAS duke mos e quar më tej këtë çështje.

Manchester City . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Ky vendim i CAS është një lajm i mirë për Cityn, që tani nuk do të lejoj largimin e yjeve të skuadrës, përkundrazi do të synojë të përforcohet edhe më shumë gjatë afatit kalimtar të verës. /Telegrafi/

Exit mobile version