Site icon Telegrafi

Merren hapa konkret për ndërtimin e stadiumit 19 milionësh në Ferizaj

Qeveria e Kosovës, ditë më parë pati marrë vendim për ndërtimin e projektit të shumëpërfolur të stadiumit në Ferizaj për të cilin tashmë janë planifikuar 19 milion eurosh.

Burime brenda Komunës së Ferizajt, i kanë thënë Telegrafit se projekti do të realizohej afër palestrës së sporteve “Bill Clinton” në një pronë publike.

Për realizimin e këtij projekti komuna e Ferizajt me kohë i kishte bërë kërkesa zyrtare Qeverisë së Kosovës meqë kërkesat e klubeve sportive të kësaj komune janë të vazhdueshme dhe të arsyeshme. Pas një “presioni”zyrtar nga Komuna e Ferizajt, Qeveria e Kosovës ka planifikuar që ky projekt të realizohej në të ardhmen, dhe obligohet  ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për zbatimin e këtij vendimi.

Në vendimin e Qeverisës së Kosovës të cilin e ka siguruar Telegrafi, midis të tjerash thuhet se përveç stadiumit të Ferizajt, aprovohen edhe disa stadiume të tjera për komuna të ndryshme.

“Aprovohet projekti kapital, ndërtimi i stadiumit të qytetit të Ferizajt me kodin 19047. Obligohet ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që mjetet buxhetore shtesë të nevojshme për të arritur totalin në vlerë prej 57.7 milion euro. Stadiumi i Ferizajt me 19 milion eurosh”, thuhet në vendim.

Për zbatimin e këtij vendimi obligohet ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Vendimi hynë në fuqi ditën e publikimit në gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës”, thuhet më tej në vendim./ Telegrafi/

Exit mobile version