Lille është shpallur kampion i Ligue 1, pas fitores 2-1 ndaj Angers në xhiron e 38-të, e që ishte e fundit për edicionin 2020/21.
Ishte minuta e 10-të, kur Renato Sanches asistoi për Jonathan David, për të shënuar për 1-0.
Nuk vonoi shumë dhe Burak Yilmaz (45+1’) shënoi për 2-0.
Les 45 dernières minutes de la saison 🤜🤛
Allez les gars, vous touchez du doigt le rêve de tout un peuple… 🏆
Lilloises, Lillois, vous êtes là ? ❤#SCOLOSC 0-2 | ⏱ 46' pic.twitter.com/eRruJp19HQ
— LOSC (@losclive) May 23, 2021
Në 45 minutat e dytë, Lille arriti të mbahej disi, edhe pse pësuan një gol.
Mysafirët lëshuan shumë shanse shënimi, me çka edhe u ndëshkuan nga Angers.
Quelques secondes… #SCOLOSC 0-2 | ⏱ 89' pic.twitter.com/YXqsYZU5kq
— LOSC (@losclive) May 23, 2021
Vendasit arritën të ngushtonin epërsinë e Lille në minutën e 90+2-të, me anë të Angelo Fulgini, mirëpo nuk ishte e mjaftueshme.
Në anën tjetër, Paris Saint Germain shënoi fitore ndaj Brest.
Favire me një auto-gol në minutën e 37-të, dhe Kylian Mbappe në të 71-të, i siguruan ish-kampionit fitoren, por në fund doli e pavlefshme.
Lille e mbylli edicionin me 83 pikë, një më shumë se PSG në vendin e dytë, duke i dhënë fund dominimit të parisienëve në ligën franceze. /Telegrafi/