Telegrafi

Meritan Shabani mbyll sezonin me Grasshoppers

Kampionët rekord të Zvicrës, Grasshoppers, kanë humbur mesfushorin sulmues Meritan Shabani për pjesën e mbetur të sezonit.

Fundjavën e kaluar 24 vjeçari grisi një ligament të kryqëzuar në gjurin e majtë në ndeshjen kundër Yverdon (3-0).

Kjo do të thotë se sezoni ka përfunduar për shqiptarin me nënshtetësi gjermane, shkruan Blick. Shabani është në huazim nga Wolverhampton Wanderers në vitin e dytë, pasi i shkuari doli i suksesshëm.

Për trajnerin e GC, Bruno Berner, lëndimi i Shabanit është një lajm i keq për skuadrën.

“Më vjen shumë keq që ai nuk mund të luajë më këtë sezon. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që rehabilitimi i tij të shkojë sa më mirë që të jetë e mundur dhe që ne ta shohim atë së shpejti në fushë”, deklaroi Berner.

Te Grasshoppers luajnë edhe Amir Abrashi, Dion Kacuri, Elvir Zukaj dhe Florian Hoxha. /Telegrafi/