Site icon Telegrafi

Mërgim Vojvoda e nis vitin me një supergol për Standardin

Mbrojtësi i Përfaqësuese së Kosovës, Mërgim Vojvoda ka shënuar një gol shumë të bukur në fitoren e skuadës të Standard Lieget ndaj Oostendes.

Ndeshja e vlefshme për javën e 23-të të Jupiler League, u fitua nga Standard me rezultat 2-1.

Ndeshja kishte nisur keq për skuadrën e Vojvodës, pasi pësuan nga Capon në minutën e 54.

Shifrat i barazoi Mërgim Vojvoda në minutën e 80-të, me një gol shumë të bukur, që pothuajse i tëri u krijua nga ai, ku fillimisht bëri disa driblime, ndërsa pastaj pas një bashkëveprimi me një shok të skuadrës gjuajti në stilin e Quaresmas me të jashtmën për ta gjetur rrjetën.

 

Laifis  e shënoi golin e fitores nëntë minuta më vonë, duke dërguar në festë Stadardin.

 

Për Ostenden 30 minuta u paraqit edhe Sidrit Guri.

Liege zë vendin e katërt në elitën e futbollit belg me 41 pikë.  /Telegrafi/

Exit mobile version