Telegrafi

Mërgim Pefqeli për ndeshjen e Superkupës së Kosovës ndaj Ballkanit: Prishtina luan për trofeun

Kapiteni i Prishtinës, Mërgim Pefqeli ka folur për ndeshjen finale të Superkupës së Kosovës nga Antalia e Turqisë, atje ku së bashku me skuadrën kryeqytetase por kryen përgatitjet.

Te shtunën Prishtina si fituese e Kupës do të përballet me kampionin Ballkanin në kuadër të Superkupës së Kosovës.

Perfqeli fillimisht ka folur për fazën përgatitore, duke thënë se është i lumtur që skuadra po kompletohet, duke nënvizuar që synimi është dalja në Evropë për Prishtinën.

“Ndodhemi në fazë përgatitore dhe si çdo skuadre tjetër edhe neve po na shërben që të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Fatmirësisht grupi i futbollistëve po kompletohet dalëngadalë pasi që të gjithë po rikthehen nga lëndimet dhe po shpresojmë shumë që këtë edicion, të paktën, të arrijmë objektivin minimal të skuadrës, daljen në Evropë”, ka thënë Pefqeli për faqen zyrtare të klubit.

Ai u ndal te ndeshja ndaj Ballkanit, duke thënë se Prishtina luan për trofe, sidomos kur i jepet mundësia në përballje të tilla.

“Ndërsa, përballja për Superkupë sigurisht për ne si ekip paraqet rëndësi të lartë, sepse si klub gjithmonë synojmë të gjitha trofetë e mundshëm dhe sidomos nëse na ofrohet mundësia për të luftuar për to”, deklaroi kapiteni i prishtinasve.

Ndeshja Ballkani – Prishtina, do të zhvillohet të shtunën nga ora 11:00./Telegrafi/