Telegrafi

Mërgim Berisha vazhdon me gola në Bundesligë, shënon ndaj Wolfsburg

Sulmuesi me prejardhje shqiptare, Mërgim Berisha, ka vazhduar shkëlqimin e tij në Bundesligën gjermane.

Berisha që mori ftesë nga Hansi Flick për të përfaqësuar Gjermaninë në muajin e shkuar, ka vazhduar me formën e mirë

Berisha të shtunën ka shënuar për Augsburgun në udhëtim te Wolfsburg.

Ai realizoi në minutën e 32-të duke pranuar topin fillimisht para zonës dhe më pas me një lëvizje shmangu mbrojtësin për të gjuajtur fuqishëm dhe për të shënuar për 2-0.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Ky ishte goli i nëntë i tij në Bundesliga, ndërsa ka edhe katër asistime. /Telegrafi/