Mërgim Berisha po vazhdon me formën e jashtëzakonshme te Augsburgu, ku sot shkëlqeu me katër gola në miqësoren ndaj Austria Lustenaut që u fitua me rezultatin 5-2 nga skuadra e tij.
Berisha ishte i pandalshëm në fitoren 1-0 kundër kampionit gjerman, Bayern Munichut, ku e shënoi golin e fitores.
Ai sot shkëlqeu edhe në miqësoren e së enjtes, ku realizoi katër gola, ndërsa het-trikun e kompletoi në pjesën e parë.
⚽️⚽️⚽️⚽️
🔥 Mergim Berisha, Augsburg'un Austria Lustenau'yu 5-2 mağlup ettiği hazırlık maçında 4 gol attı. pic.twitter.com/lTHlIXrGu8
— Fotomaç (@fotomac) September 22, 2022
Berisha shënoi në minutat 8’, 27’, 38’ dhe 52’, ndërsa u zëvendësua në minutën e 62-të.
54' @BerishaOfficial mit dem Viererpack! ✊ #FCAALU
Zum Livestream. 👉https://t.co/4aE0kqPG3P pic.twitter.com/4xSduF0Woz
— FC Augsburg (@FCAugsburg) September 22, 2022
Te Augsburgu luajti edhe Elvis Rexhbeçaj, i cili u inkuadrua në fillimin e pjesës së dytë. /Telegrafi/