Telegrafi

Mërgim Berisha shumë i lumtur me ftesën e Gjermanisë: Ëndërr e bërë realitet

Mërgim Berisha ka marr ftesë nga Gjermania për ndeshjet e muajit mars dhe për këtë është shprehur shumë i lumtur.

Sulmuesi i Augsburgut në Bundesligën e Gjermanisë, ka fituar besimin e përzgjedhësit, Hansi Flick, i cili publikoi listën për dy ndeshjet e këtij muaji.

“Jam shumë i lumtur për ftesën – është ëndërr e bërë realitet”.

“Kam punuar gjatë dhe fort për këtë. Por po ashtu e di që nuk kam arritur ende asgjë. Po shikoj para drejt sfidës për të qenë në gjendje të dëshmojë veten në ekipin nacional”.

“I falënderoj të gjithë ata që gjithnjë kanë besuar tek unë dhe që më kanë përkrahur. Do të bëj çdo gjë për ta shfrytëzuar këtë rast”, ka thënë Berisha për sajtin zyrtar të Augsburgut.

Gjermania këtë muaj luan miqësore me Perunë dhe Belgjikën.

Lexo po ashtu E priti gjatë, e donte më shumë se Kosovën dhe ëndrra iu bë realitet - Mërgim Berisha ftohet nga Gjermania

Më herët për Gjermaninë ka luajtur mbrojtësi i qendrës, Shkodran Mustafi, i cili kishte fituar titullin e botës me Gjermaninë në vitin 2014.

Fanella e Gjermanisë nuk është e panjohur për Mërgim Berishën, pasi ka luajtur 13 ndeshje për U21 të Gjermanisë, ndërsa ka fituar titullin e Evropës për këtë grupmoshë.

Kishte luajtur startues në të gjitha gjashtë ndeshjet në Evropian, duke përfshirë finalen.

Ndonëse i lindur në Gjermani, Berisha është zhvilluar si futbollist në Austri te Salzburgu. Ka pasur periudha huazimi te LASK-u, Magdeburgu e Altachu, por shkëlqimin e parë e kishte te Salzburgu.

Lexo po ashtu "Kemi pak sulmues si Berisha në Bundesliga" - trajneri i Augsburgut e shtynë sulmuesin kosovar drejt përfaqësueses gjermane

Në vitin 2021 u transferua te Fenerbahçe, ndërsa verën e kaluar u transferua në formë huazimi tek Augsburgu.

Në 18 paraqitje në Bundesligë këtë edicion, Berisha ka shënuar tetë gola./Telegrafi/