Sulmuesi shqiptar, Mërgim Berisha ka vazhduar me gola te klubi gjerman, Augsburgu dhe i fundit ishte në ndeshjen ndaj Freiburgut në Bundesliga.
Freiburgu ka fituar me rezultat 3-1 ndaj Augsburgut në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Bundesliga.
Goli i vetëm për mysafirët u shënua pikërisht nga sulmuesi shqiptar, Mërgim Berisha.
BERISHA PUTS IT AWAY 💥 pic.twitter.com/vBXHj8CdYE
— FC Augsburg (@FCA_World) January 28, 2023
Berisha ishte i saktë nga penalltia në minutën e 29-të duke barazuar rezultat në 1-1.
Ky ishte goli i pestë për Berishën këtë sezon në Bundesliga, teksa ka edhe katër asistime deri tani. /Telegrafi/