Sulmuesi kosovar, Mërgim Berisha, ka vazhduar me formën e mirë në Bundesliga me fanellën e Augsburg.
Ai ka arritur të shënoi edhe në xhiron e 13-të, duke gjetur golin ndaj Eintracht Frakfurt.
Goli që ishte i bukur, doli të jetë edhe i veçantë, pasi erdhi në minutën e parë, pikërisht brenda 30 sekondave.
Por Augburgu nuk arriti të marrë pikë, pasi humbi me rezultat 2-1.
Berisha e kompletoi ndeshjen, ndërsa Elvis Rexhebeçaj mungoi shkaku i kartonëve.
Ky është goli i tretë, ndërsa ka edhe katër asistime. /Telegrafi/