Sulmuesi i Hoffenheimit, Mërgim Berisha, i cili është me prejardhje nga Kosova duket se ka humbur sezonin pas lëndimit të rëndë të pësuar në fillimt të javës.
Para disa ditësh, klubi gjerman përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se Mërgim Berisha është lënduar gjatë seancës stërvitore.
Ata kanë thënë se Berisha ka lënduar gjurin dhe është detyruar të largohet para kohe në stërvitjen që u zhvillua të martën.
Megjithatë, tani kanë arritur edhe kontrollet më të hollësishme të cilat kanë konfirmuar lëndimin e rëndë të reprezentuesit gjerman.
“Kontrollet e hollësishme kanë vërtetuar dyshimin se Mërgim Berisha pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar në gjurin e djathtë gjatë stërvitjes”.
“Ai tani do t’i nënshtrohet një operacioni dhe do të duhet të marrë një pushim për muajt e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman.
Gute Besserung, Mergim!
Eingehende Untersuchungen haben den Verdacht bestätigt, dass @BerishaOfficial im Training einen Kreuzbandriss im rechten Knie erlitten hat. Er wird sich nun einer Operation unterziehen und in den nächsten Monaten pausieren müssen. pic.twitter.com/VExC2EiSlG
— TSG Hoffenheim (@tsghoffenheim) November 10, 2023
Me këtë lëndim, djaloshi me prejardhje nga Kosova ka shanse që ka humbur sezonin, pasi këto lëndime zakonisht dërgojnë deri në minimum gjashtë muaj mungesë.
Vlen të theksohet se Berisha është njëri nga emrat më të përfolur muajve shkaku i marrëdhënies së tij me banoren e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu, ku historia e tyre bëri bujë të madhe mediatike. /Telegrafi/