Telegrafi

Mërgim Berisha debutoi për Gjermaninë në ndeshjen miqësore ndaj Perusë

Sulmuesi shqiptar, Mërgim Berisha, ka debutuar te Gjermania, në miqësoren që kjo përfaqësuese po e zhvillon ndaj Perusë.

Ai u inkuadrua në minutën e 76-të, kur Gjermania po fitonte 2-0.

FFK ka shpresuar gjatë që Berisha do të vendoste për Kosovën. Por 24-vjeçari e ka pranuar se ka ëndërruar të bëhet pjesë e përfaqësueses A të Gjermanisë.

Ëndrra iu realizua javën e shkuar kur mori ftesën nga përzgjedhësi Hansi Flick për dy ndeshjet e marsit.

Fanella e Gjermanisë nuk është e panjohur për Mërgim Berishën, pasi ai ka luajtur 13 ndeshje për U21 të Gjermanisë, ndërsa ka fituar titullin e Evropës për këtë grupmoshë. /Telegrafi/