Site icon Telegrafi

Mërgim Berisha, assesi  të gjejë formën e tij – lëndimi e lë jashtë për një muaj

Sulmuesi kosovar, Mërgim Berisha, assesi  të gjejë formën e tij, pasi është dëmtuar sërish dhe do të mungojë në fushë për katër javë të tjera për shkak të një lëndimi të rëndë.  

Sipas raportit të fundit mjekësor, lëndimi ka prekur edhe tendinën e tij.   Berisha pritet të kthehet në fushë në fund të muajit mars, ka raportuar gjermane Augsburger Allgemeine. 

Trajneri i Augsburgut, Jess Thorup, ka shprehur keqardhjen e tij për situatën.  

“Më vjen shumë keq për Mërgimin dhe ekipin”, dekalroi Thorup për gazetën gjermane. 

Berisha u huazua nga Hoffenheimi në janar, por ende nuk ka patur mundësi të luajë ndonjë ndeshje me Augsburgun.  

“Ne ishim të bindur se Mërgimi do të mund të ndihmonte shpejt. Tani lojtarët që i kemi në dispozicion duhet të marrin përgjegjësitë”, nënvizoi Thorup. 

Lexo po ashtu Mërgim Berisha kompleton huazimin te Augsburgu

Përveç Berishës, te Augsburgu luan edhe me mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj./Telegrafi/  

Exit mobile version