Site icon Telegrafi

Mercedesi prezanton bolidin me ngjyrë ndryshe për sezonin e ri të Formula 1 – Hamilton i emocionuar për sezonin e fundit

Sot (e mërkurë), Mercedes prezantoi pamjen e bolidit W15 për sezonin e ri dhe tifozët e skuadrës gjermane u tërhoqën menjëherë nga ngjyra e re.

Përkatësisht, Mercedesi i është rikthyer ngjyrës së tij të veçantë argjendi në vend të të zezës.

Mercedesi ndryshoi ngjyrën e argjendtë në të zezë në vitin 2020 si shenjë mbështetjeje për fushatën “Black Lives Matter” dhe në vitin 2022 u kthyen sërish në “shigjeta të argjendta”.

Megjithatë, vitin e kaluar ata konkurruan përsëri në makina të zeza, dhe shefi i ekipit Toto Wolff e shpjegoi këtë me faktin se e zeza është më e lehtë se argjendi dhe në Formula 1 çdo gram është i rëndësishëm.

Sidoqoftë, në sezonin e tij të lamtumirës nga Mercedes, Lewis Hamilton do të ulet në makinën në të cilën dominoi nga viti 2014 deri në 2019 dhe fitoi pesë nga gjashtë tituj të mundshëm në F1.

“Është e qartë se ka qenë emocionale, është shumë surreale të jesh këtu. Kam ardhur këtu në vitin 2013, 11 vite me ekipin, ky është fillimi i të 12-it tim. Është një privilegj të punosh me njerëzit për të parë punën që po bëjnë gjatë dimrit”, ka thënë Hamilton në prezantimin e bolidit të ri.

Kujtojmë se deri më tani makinat e tyre kanë prezantuar Haas, Williams, Stake F1 (ish Alfa Romeo), Alpine, Visa Cash App RB (ish AlphaTauri) dhe Aston Martin, Ferrari dhe McLaren. Red Bull pritet të bëjë nesër të njëjtën gjë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version