Do të jetë sërish Mercedesi i Lewis Hamilton që do të niset i pari në Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe, që është dhe gara e dhjetë e Botërorit të Formula 1.
Britaniku ka qenë më i shpejti në provat zyrtare duke arritur një kohë rekord prej 1 minutë 29 sekonda dhe 287 të qindat.
Lexo më shumë: Lewis Hamilton ia fërkoi shpinën Rita Orës në Ulqin (Foto/Video)
Pranë tij në radhë të parë do të jetë shoku i skuadrës, Nico Rosberg, ndërsa në vijën e dytë pilotët e Red Bull, Max Verstappen dhe Daniel Ricciardo, transmeton TCH.
Ferrari i Kimi Raikkonen ka arritur kohën e pestë më të mirë, duke u vendosur në radhën e tretë, i ndjekur nga piloti tjetër i “kokëkuqes” Sebastian Vettel, me kohën e gjashtë më të mirë.
Lexo më shumë: Rita Ora në ‘dyshekë’ me Lewis Hamiltonin në Ulqin (Foto)
Vlen të përmendet megjithatë se, gjermani, për shkak të ndëshkimit me pesë pozicione për modifikimin e marsheve në provat e fundit të lira, do të niset nga vendi i 11-të.