Telegrafi

Mercedesi dominon provat zyrtare në Baku, Bottas niset i pari

Janë mbajtur sot (e shtunë) nga ora 17:00 provat zyrtare për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit në garën që do të mbahet në Baku.

Mercedesi është bolidi i cili ka dominuar provat zyrtare në Baku, me dy pilotët e saj që do të nisen nga pozitat e para.

Më i shpejti në provat zyrtare ishte Valteri Bottas me kohë 1:40:495 dhe do të niset nga Pole-Positon në garën e Azerbajxhanit.

Pas Bottas, kohën më të shpejt arriti ta regjistrojë bashkëlojtari i tij Lewis Hamilton, ndërsa kohën e tretë më të mirë e pati piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel.

Piloti i Red Bullit, Max Verstappen do të niset nga pozita e katërt në Baku, ndërsa Sergio Perez nga pozita e pestë.

Kjo është gara e katërt zyrtare e këtij sezoni, ndërsa gara pritet të fillojë nga ora 14:00. /Telegrafi/