Telegrafi

Mercedesi dëshiron ta bashkojë sërish Alonson me Hamiltonin

Te Mercedesi janë duke planifikuar të nënshkruajnë me Fernando Alonson për ta zëvendësuar Nico Rosbergun.

Spanjolli ka pasur një partneritet të mirë me Lewis Hamiltonin te McLareni në vitin 2007 dhe tash ata mund të bëhen sërish pjesë e të njëjtës skuadër, edhe pse aktualisht nuk i kanë raportet si dikur.

Lexo po ashtu Pensionohet kampioni i Formula 1

“Gjithmonë duhet ta keni në plan Fernandon. Ai është një pilot që e respektoj shumë. Ai e kombinon talentin me shpejtësinë dhe përvojën. I ka të gjitha”, është shprehur trajneri ekipor i McLarenit, Toto Wolff.

Sidoqoftë, çmimi i prishjes së kontratës së Alonsos dhe raportet e tij jo aq të mira me Hamilton, mund të jenë pengesë për jetësimin e këtij transferimi.

Ndryshe, 31-vjeçari Rosberg u pensionua nga Formula 1 vetëm pesë ditë pasi u shpall kampion bote. /Telegrafi/