Telegrafi

Mercedes prezantohet më 23 shkurt, piloti ende enigmë

Mercedes do të prezantojë makinën e vitit 2017 në Formula 1 më datën 23 shkurt (24 orë para prezantimit të Derrarit), pak orë para se në pistën e Silverstone të zhvillohen testet e para dimërore për këtë sezon.

Lajmin e kanë konfirmuar drejtuesit e makinës gjermane përmes postimeve në rrjetet sociale. Makina e re Mercedes do të quhet F1-Wo8 dhe do të ketë detyrën të bmrojë titullin kampion të fituar vitin e kaluar.

Makina Mercedes kampione e Nico RosbergNdërkohë, ende mungon emri i pilotit të dytë të makinës kampione e botës. Pas largimit të Nico Rosberg nuk është zyrtarizuar ende emri i zëvendësuesit të tij, ndërkohë që Mercedes pat deklaruar se ai do të konfirmohet në fillim të janarit.

Valtteri Bottas shihet si kandidati kryesor për të kaluar te Mercedes, por duket se mungojnë ende disa detaje për t’u zbardhur, para se të bëhet kalimi i finlandezit te makina kampione e botës. /telesport/