Mercedes ka pranuar gabimin e bërë në Grand Prix Austria nga ekipi i strategjisë që nuk e ka kuptuar rikompozimin e garës së Lewis Hamiltonit dhe Valtteri Bottas pas largimit të automjetit të sigurisë virtuale.
Ndërkohë që të gjithë garuesit kryesor hynë në “pit-stop” duke përfituar nga pushimi, Lewis u la në cirk të garës, e cila në fund ishte vendimtare pasi nuk mundi të triumfoj.
“Ne diskutuam këtë, ishim të parët dhe të dytët, kontrollonim garën. Bolidi i dytë u ndal, por ne kishim ende kohë për të menduar rreth kësaj dhe ne nuk vendosëm që mos të bënim ‘pit-stop’ në ato momente, kështu që e humbëm garën”, pranoi Toto Wolff, i cili shpjegoi se nuk duan të bien në kurth.
Theksojmë se finlandezi ishte i detyruar të tërhiqej në xhiron e 14, ndërsa britaniku në të 64-ën.
Max Verstappen ka triumfuar në garën për Çmimin e Madh të Austrisë, ndërsa podiumi është plotësuar nga dyshja e Ferrarit, Kimi Raikkonen dhe Sebastian Vettel.
Tashmë Botërori i Formula 1 ka një lider të ri, Sebastian Vettel, që ka grumbulluar 146 pikë, një më shumë se Hamilton. /Telegrafi/