Site icon Telegrafi

Mercedes dominon në Silverstone

Lewis Hamilton doli triumfues në shtëpinë e tij.

Britaniku dhe skuadra Mercedes dominoi në garën për Çmimin e Madh të Anglisë, e ndihmuar edhe nga gabimet e Ferrarit.

Menjëherë pas Hamilton, vija e finishit u kalua nga Valteri Bottas, që zhvilloi një garë mjaft agresive, por i ndihmuar edhe nga gabimet e Ferrarit, parakaloi fillimisht Vettel e më pas edhe Raikonen.

Më pas, vendi i tretë në podium do të diskutohej mes dy makinave Ferrari dhe ai që ishte më fatkeq ishte Vettel, të cilit i shpërtheu goma e parë, finlandezi përfitoi nga kjo, ndërsa piloti gjerman përfundoi në vendin e shtatë.

Me këtë fitore, Lewis Hamilton regjistron të 57 në karrierë dhe të katërtën radhazi në shtëpinë e tij, duke e vendosur emrin mes legjendave më të mëdha të Formula 1.

Exit mobile version