Kur burri i saj kishte vendosur ta pastrojë dollapin e rrobave, një grua kishte parë potencialin e madh në këmishët e vjetra të cilat ai ishte i gatshëm t’i hidhte në bërllok.
Stephanie Miller, 27 vjeçare, i shndërron këmishët e vjetra të burrit të saj në fustane dhe rroba tjera të mrekullueshme për vajzat e saja, transmeton Telegrafi.
Posa ta përfundon një projekt të tillë, ajo e ndanë atë me fansat në llogarinë e saj në Instagram, duke shpresuar se postimet e saj u ndihmojnë të gjithë prindërve të ndjekin hobi kreative.
Pasioni i Stephanies për të qepur fustane kishte filluar pas lindjes së fëmijës së parë. Ajo kishte qenë duke luftuar me depresionin pas-lindjes kur e kishte kthyer këtë aktivitet në hobi të përditshëm.
Përveç që kursen shumë para në rroba dhe ka zbuluar një mënyrë të mahnitshme për t’i ripërdorur gjërat e vjetra, këto projekte i kanë sjellë Stephanies shumë gëzim, prandaj ajo sugjeron që edhe ju ta bëni të njëjtën. /Telegrafi/