Mënyra si flini me partnerin, zbulon shumë rreth gjendjes së lidhjes (Foto)
Gazmend Kajtazi
Secila nga këto pozita të gjumit, e ka një kuptim, transmeton Telegrafi.
Ju do të mahniteni kur të kuptoni, se nëse bëhet fjalë për çift të lumtur, apo mënyra e fjetjes, tregon shenja të krizës në lidhje.
Pozita e ashtuquajtur “Lugët”, tregon për një çift të lumtur dhe pa telashe. Çofshin të bashkuara si dy lugë, apo çifti të jenë më larg, tregon për një marrëveshje në mes të dy partnerëve.
“Ndjekja” kjo tregon se njëri partnerin, është duke kërkuar vëmendjen e tjetrit. Kjo nuk lë shumë për të dëshiruar.
Çiftet që flenë të kapur mes vete, duhet të frikësohen, sepse njëri prej tyre, mund të ketë nisur një lidhje të re. Por, kjo tregon edhe përkushtim, megjithëse ndonjëri ka bërë shkelje.
Kur çiftet flenë me shpinë të kthyer nga njëri-tjetri, është shenjë e lidhjes besnike dhe të sigurt.
Tek çiftet ku femra mbështetë kokën në gjoksin e të dashurit, tregon për afërsi, pasion dhe rifreskim të lidhjes.
Në momentin kur njëri hapet dhe nuk i lë vend tjetrit, lidhja është në rrezik, sepse ai po bëhet egoist dhe vetjak në shumë aspekte të jetës. /Telegrafi/