Nga dashi deri tek peshqit, këto janë mënyrat sesi shenjat e zodiakut “çmenden” në party.
Dashi: Është gjithmonë i gatshëm dhe entuziast për të njohur njerëz të rinj dhe për të nisur festën. Një dash sfidon çdo të pranishëm në një lojë të shpikur prej tij.
Demi: Prania e ngrohtë e demit i tërheq njerëzit pranë tij. Kështu ata gjejnë qoshen e tyre të rehatit dhe bëhen pjesë e bisedave intime me grupe të vogla pjesëmarrësish.
Binjakët: Shumë e thjeshtë të dallosh një binjak i cili është gjithë kohën në lëvizje dhe duke biseduar me sa më shumë të ftuar të jetë e mundur.
Gaforrja: Besnikë ndaj atyre që duan, një gaforre me siguri ka marrë me vete një shok/shoqe në festë dhe qëndron pranë tij deri në përfundim.
Luani: Sapo futet në sallë, ju do ta kuptoni që bëhet fjalë për një luan. Ai është gjithmonë në mes të sallës duke kërcyer ose sipër në skenë duke kënduar.
Virgjëresha: Gjithmonë të dobishëm, virgjëreshat sigurohen të ndihmojnë mikpritësin në kuzhinë apo një shok që gjendet në situatë të keqe.
Peshorja: Me një buzëqeshje të madhe në fytyrë, peshoret do përhapin energjinë e tyre pozitive duke u folur të gjithëve dhe duke u siguruar që të ftuarit e tjerë t’ja kalojnë mirë.
Akrepi: Një akrep do kërkojë të bëjë muhabet vetëm me një person. Kontakti me sy është thelbësor për ata që i përkasin kësaj shenje.
Shigjetari: Prej tyre do dëgjoni shakatë më të çmendura dhe aventurat më të rrezikshme. Ekziston gjithmonë dikush që e gjen duke qeshur dhe duke shpërndarë energji dhe ai person është një shigjetar.
Bricjapi: Padyshim organizatori më i mirë i festave. Ai është gjithmonë duke u munduar t’i bëjë të ftuarit të ndihen mirë duke u shërbyer ushqimin dhe pijet.
Ujori: Pasioni që ujorët kanë për biseda të thella bën që një ujor ta gjesh duke folur me miq të rinj ose duke takuar ata të vjetrit. Ujorët u japin të gjithëve vëmendje të barabartë.
Peshqit: Të qetë dhe jo euforikë, personat nën këtë shenjë janë gjithmonë duke dëgjuar muzikë por shumë rrallë të përfshirë në biseda midis të ftuarve.