Psikologët thonë se 40% e veprimeve tona nuk janë vendime të vetëdijshme, por zakone
Ato që ju i konsideroni të parëndësishme, përbëjnë rutinën tuaj dhe zënë një pjesë të madhe të jetës suaj. Madje, ato veprime të përditshme mund të zbulojnë shumë edhe për personalitetin dhe gjendjen tuaj mendore.
Ndoshta nuk ju kishte shkuar në mendje, por mënyra se si ju e shtrydhni pastën e dhëmbëve tregon shumë për personalitetin tuaj:
1- Ju jeni një person shumë i kujdesshëm dhe i pastër. Gjithmonë, kujdeseni për njerëzit pranë jush. Jeni perfeksionist dhe nuk ju pëlqen që të humbisni asgjë. Ju keni punuar shumë për të arritur aty ku jeni dhe njerëzit mbështeten gjithmonë tek ju.
Shtëpia juaj është gjithmonë e pastër dhe jetën e keni shumë të organizuar.
2- Ju jeni një person realist dhe aktiv dhe zakonisht, nxitoheni paksa. Ju nuk jeni person i ndjeshëm dhe as i organizuar, mirëpo nëse përballeni me një sfidë jeni të aftë për ta zgjidhur atë. Ju jeni shumë të shoqërueshëm, keni shumë miq dhe dëshironi të dukeni gjithmonë.
Ju dini se si ta balanconi jetën tuaj dhe jeni emocionalisht të qëndrueshëm.
3- Ju jeni shumë kokëfortë dhe jeni në gjendje të bëni shumë për të marrë atë që dëshironi. Jeni pak natyrë pesimiste dhe nuk i besoni shumë të tjerëve. Jeni mësuar që gjithmonë të mbështeteni vetëm tek vetja.
Ju e doni shumë veten dhe jeni pak natyrë egoiste. Shpeshherë i përdorni të tjerët për të arritur qëllimet tuaja.
4- Juve ju gëzon shumë ideja e të qenit vetëm. Jeni një person ëndërrimtar dhe me shpirt artistik. Ndonjëherë bota është vetëm brenda kokës suaj. Jeni të ndjeshëm, shumë të butë, të vëmendshëm dhe tolerues. Në të njëjtën kohë jeni shumë të drejtpërdrejtë dhe bujar.
Ju gjithmonë keni shumë mendime, ide dhe jeni të gatshëm t’i ndani ato me të tjerët.
5- Ju keni mundësinë ta shihni botën në një dritë të ndryshme nga shumica dhe jeni artist në shpirt. Ju e gjeni bukurinë në çdo vend.
Mund të jetë e vështirë për ju që të jeni të përpiktë dhe të rregullt gjatë gjithë kohës. Mirëpo, ju jeni optimist dhe me mendje të hapur. Megjithatë, ju shpesh ndryshoni humorin. /Telegrafi/