Gjuha e trupit tregon shumë, por çfarë tregon pozicioni në të cilin ulemi?
Pozicioni i këmbëve tuaja ndërkohë që qëndroni ulur mund të shpreh qëllimet dhe sekretet tuaja më të fshehura sipas psikologëve. Prandaj, herës tjetër që jeni pranë njerëzve kushtojini rëndësi mënyrës si ata qëndrojnë ulur dhe do mësoni më shumë për karakterin e tyre.
Mësojeni më poshtë:
Pozicioni A
Njerëzit që ulen në këtë mënyrë janë shumë kreativë dhe karizmatikë. Janë spontanë dhe nuk mendohen gjatë për vendimet që marrin. Kjo gjë mund të shkaktojë edhe probleme herë pas here, por bukuria e tyre natyrale i ndihmon të dalin nga situatat e vështira.
Këta njerëz e shohin jetën si aventurë dhe janë të hapur për eksperienca të reja. Arrijnë të bëjnë miq të rinj lehtësisht, edhe pse në përgjithësi këto janë marrëdhënie që nuk zgjasin.
Pozicioni B
Njerëzit që ulen në këtë pozicion janë ëndërrimtarë të vërtetë. Kanë një imagjinatë të pasur dhe mund të humbasin në një ëndërr edhe me sytë hapur.
Janë shumë empatikë dhe mund të krijojnë lehtësisht kontakt me të tjerët, por ndonjëherë pikërisht për këtë arsye e vendosin veten në plan të dytë. Janë dëgjues të mirë dhe shumë emotivë.
Pozicioni C
Bëhet fjalë për njerëz të çrregullt që e kanë shumë problem të përqendrohen dhe të qëndrojnë ulur.
Mendja e tyre është gjithmonë aktive dhe shpesh flasin pa u menduar. Mërziten lehtësisht edhe nga gjërat më të vogla. Madje, edhe në lidhjet e dashurisë mund të humbasin interesin shumë shpejt, prandaj kanë nevojë për dikë që duhet të bëjë rezistencë.
Pozicioni D
Këta janë njerëz shumë inteligjentë dhe mendojnë në mënyrë racionale. Janë të përpiktë dhe shumë të rregullt. Shtëpitë e tyre janë përgjithësisht të pastra dhe çdo gjë ndodhet në vendin e vet.
Janë paksa të rezervuar dhe duan kohë të zbulojnë gjëra rreth vetes së tyre. Janë të ndershëm dhe nuk i pëlqejnë thashethemet. Ruajnë qetësinë në çdo situatë dhe i kanë objektivat të qartë.
Pozicioni E
Këta njerëz janë shumë të orientuar në arritjen e objektivave dhe i japin shumë rëndësi karrierës së tyre. Kanë objektiva ambiciozë dhe nuk kënaqen me pak.
Janë perfeksionistë në gjithçka, përfshirë edhe pamjen e tyre. Duke qenë se aspirojnë gjithmonë për të pasur më shumë, harrojnë dhe nuk vlerësojnë ato që kanë. /Telegrafi/