Site icon Telegrafi

Mënyra më e mirë të “shëroni zemrën” e thyer është metoda “pyka pykën e nxjerr”

Kjo nuk nënkupton që menjëherë pas ndarjes duhet të filloni një sërë aventurash seksuale të pakuptimta me këdo qoftë, por vetëm lejoni vetes flirtin me njerëz të rinj apo pranoni ftesën e dikujt për takim romantik, transmeton Telegrafi.

Gjatë hulumtimit janë pyetur njerëzit vetëm për atë se si janë përballur me ndarjen. Rezultoi që ata të cilët shpejt kanë filluar romancë të re kanë më shumë vetëbesim, posaçërisht kur është fjala për pamjen e tyre.

Përvoja e tyre u ka dhënë edhe më shumë forcë që të përballen me ndjenjat ndaj ish-partnerit – thotë autorja e hulumtimit, psikologia Klaudia Brimbo dhe shton: “Gjithsesi, gjetjet tona sugjerojnë që metoda “pyka pykën e nxjerr” është shumë më e dobishme sesa keni besuar më parë. /Telegrafi/

Exit mobile version