Fërkimi i kofshëve ndonjëherë edhe mund të shkaktojë shenja dhe plagë më të mëdha si pasojë e fërkimit konstant dhe djersës së tepërt.
Por, nëse mendoni se ky është problem i cili i prekë vetëm personat mbipeshë, atëherë e keni shumë gabim, transmeton Telegrafi.
Qoftë edhe nëse jeni shumë ‘fit’ dhe keni këmbë të holla, nëse nuk i vishni rrobat e duhura ju mund të bëheni viktimë e këtij fenomeni.
Por, nëse veç keni histori të hidhur me këtë fenomen, atëherë ju sjellim disa mënyra përmes së cilave mund ta parandaloni acarimin e lëkurës në pjesën e brendshme të kofshëve.
Vazelina
Fërkimi i lëkurës jo vetëm se mund t’ju bezdisë dhe t’jua acarojë lëkurën, por edhe mund t’ju shkaktojë dhimbje.
Kjo është në veçanti e vërtetë nëse lëkura veçse është dëmtuar dhe ju vazhdoni të ecni.
Sidoqoftë, një nga mënyrat më të lehta për ta parandaluar këtë fërkim është duke e lubrifikuar sipërfaqen e lëkurës. E një lubrifikues i përsosur është vazelina.
Deodoranti ‘roll-on’
Një nga truqet që është shpërndarë më së shumti kohëve të fundit për parandalimin e fërkimit të kofshëve është përdorimi i deodorantit roll-on.
Thjesht i fërkoni disa herë në ditë kofshët me këtë lloj deodoranti dhe ju nuk do të keni më probleme. /Telegrafi/