Site icon Telegrafi

Mënyra më e zakonshme për ta thyer në dysh penisin – nuk ka të bëjë me seks

Lëndimet gjatë seksit janë më të zakonshme se ç’mendoni. Duke filluar nga pozicione të thjeshta e deri te ato më të komplikuarat, është e mundshme për meshkujt që faktikisht at thyejnë penisin.

Fatmirësisht fraktura e penisit është rrallë, por ka disa histori të tmerrshme seksi të cilat janë studiuar nga shkencëtarët, transmeton Telegrafi.

Sipas hulumtimeve të publikuara në revistën ‘Reviews in Urology’, ekzistojnë shumë mënyra se si mund të arrihet deri te fraktura e penisit.

Në fakt, rreziqet më të mëdha dallojnë nga shteti në shtet.

Në Japoni, meshkujt janë më të prirë ta thyejnë ‘mikun’ e tyre duke u rrokullisur në krevat kur kanë ereksion ose duke shkaktuar dëme serioze gjatë masturbimit.

Në SHBA, meshkujt janë më të prirë ta thyejnë seksin për shkak të lëvizjeve të rrezikshme gjatë seksit.

Mënyra më e zakonshme se si amerikanët e thyejnë penisin është duke e futur shumë penisin brenda vagjinës apo duke e goditur aksidentalisht me penis ashtin pubik të partneres. /Telegrafi/

Exit mobile version